Pse të regjistroheni?

Pse duhet të regjistrohem?

Mundësi për tu lidhur me një numër të madh klientësh të mundshëm dhe me Institucione Financiare në vendin tuaj dhe jashtë kufijve. Sistemi Green Technology Selector – është një platformë online ndërkombëtare, e ndërtuar sipas modelit të dyqaneve online, i cili ndihmon tregtarët e teknologjive të gjelbërta, të krijojnë lidhje me bizneset dhe pronarë shtëpish të interesuar për blerjen e këtyre teknologjive.

Rritni ndërgjegjësimin e markës suaj me produkte të kualifikuara, më të mirat në kategorinë e vet. Produktet, e regjistruara prej jush në sistemin Green Technology Selector,reklamohen në të gjithë botën si më të mirat në kategorinë e teknologjive të gjelbërta, dhe klientët inkurajohen tu japin atyre përparësi ndaj të tjerave. Regjistrimi është falas. Pasi të regjistroni produktet tuaja, ato do të jenë të dukshme gjatë gjithë kohës për të gjithë klientët e mundshëm.

Zgjeroni kanalet e shitjeve tuaja. Produktet, e listuara në sistemin Green Technology Selector për një shtet të caktuar, konsiderohen paraprakisht të aprovuara dhe që përputhen me kërkesat teknike për të përfituar financime për teknologji të gjelbërta nga Institucionet Financiare vendase. Ky proçes i thjeshtë ndihmon në reduktimin e kohës për përpunimin e të dhënave, veçanërisht në investimet me kapital të vogël, zakonisht për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sistemi Green Technology Selector u jep mundësinë teknologjive të ofruara prej jush të bëhen më të dukshme për klientët e mundshëm vendas dhe paraqet një kanal marketingu të ri për produktet tuaja. Financimi i teknologjive të aprovuara kryhet shpejt, duke mundësuar një qarkullim të shpejtë për biznesin tuaj.

Regjistrohuni tani, që të përdorni përparësitë e një sistemi të integruar por të thjeshtë në përdorim.



Pyetjet më të shpeshta


Cilat janë përfitimet e tregtarit të regjistruar në Green Technology Selector?

Përfitimet që merrni nga regjistrimi si tregtar në Green Technology Selector janë:

  • Shtimi i një kanali të ri të vlefshëm, për shitjen e produkteve nëpërmjet internetit, falas për ju dhe blerësit tuaj.
  • Zgjerimi i mbulimit, përderisa informacioni rreth produkteve dhe dyqaneve tuaja, është i disponueshëm për një numër të madh të blerësve të mundshëm.
  • Menjëherë pas regjistrimit në sistemin Green Technology Selector produktet tuaja do të jenë online dhe të disponueshme për të gjithë blerësit e mundshëm.
  • Mundësia për tu pozicionuar si tregtar lider në kategorinë më të mirë të teknologjive të gjelbërta.
  • Mundësia për tu dalluar nga konkurrentët, të cilët tregtojnë teknologji të ngjashme.
  • Rritja e shitjeve, imazhit të markës suaj dhe numrit të klientëve.
  • Produktet e regjistruara, janë të para-aprovuara për tu financuar nga Institucionet Financiare vendase, të cilat mbështesin teknologjitë e gjelbërta.
Si vlerësohet përshtatshmëria e produkteve?

Çdo teknologji ka një koeficent minimal të performancës dhe gjithashtu deri në pesë karakteristika teknike. Të gjitha këto janë krijuar në bazë të përvojës sonë në fushën e financimit të qëndrueshëm të projekteve, të grumbulluara prej nesh gjatë 10 viteve të fundit. Sistemi krahason të dhënat e regjistruara prej jush për produkte të caktuara me informacionet ekzistuese në sistem, në bazë të të cilave merret vendimi mbi përshtatshmërinë e produktit. Nëse produkti plotëson kriteret, ai kalon dhe një vlerësim shtesë nga ekspertët vendas.

Ku shfaqen produktet e mia?

Produktet e pranuara, sipas kritereve, do të shfaqen në listën e Green Technology Selector të të gjitha shteteve, ku plotësohen këto kritere.

Pse duhet ta regjistroj dyqanin?

Duke regjistruar dyqanin, ju regjistroni të dhënat dhe kontaktet tuaja (adresën elektronike, numrin e telefonit, të dhenat e GPS), të cilat ndihmojnë blerësit e mundshëm të gjejnë dyqanin tuaj dhe të blejnë produktin konkret tek ju, dhe jo tek konkurrenti juaj.

Në cilat shtete mund ti regjistroj dyqanet e mia?

Ju mund të regjistroni dyqanet e juaja në të gjitha shtetet, që janë në listë.

Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Cofounder by the European Union