Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
I lidh furnizuesit e teknologjive të gjelbra me bizneset dhe pronarët e shtëpive progresive
Platforma online të cilin e ka zhvilluar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e nxit implementimin më të shpejtë të teknologjive të gjelbra duke e thjeshtësuar procesin e vendimmarrjeve për investime.
Platforma i bashkon blerësit e mundshëm me furnizuesit e teknologjive të gjelbra që janë miratuar paraprakisht si të pranueshëm për programet e financimit të BERZH-it nëpërmjet institucioneve financiare partnere lokale.
Teknologjitë e gjelbra sigurojnë përfitime afatgjata financiare dhe mjedisore që e rrisin rezistencën e bizneseve dhe pronarëve të shtëpive.
Green Technology Selector aktualisht është duke promovuar afërsisht 39,000 teknologji me më shumë se 2,600 furnizues, që si rezultat i kanë rreth 15,000 teknologji të blera për çdo vit.
Blerësit mund t’i identifikojnë furnizuesit e teknologjive të gjelbra që institucionet financiare partnere duan t’i financojnë.
Furnizuesit sipas kërkesave mund t’i regjistrojnë teknologjitë e veta pa pagesë dhe të hyjnë në tregjet ku blerësit e gatshëm për investime tashmë e kanë qasjen e sigurt për financim.
Institucionet financiare mund t’i reduktojnë kostot e transaksionit duke iu referuar teknologjive që tashmë janë vlerësuar të pranueshme për programet e financimit të BERZH-it.
Si përcaktohen teknologjitë 'e gjelbra'?
Green Technology Selector promovon teknologji që janë në përputhje me parimet, politikat dhe praktikat e BERZH-it. Kjo përfshin standardet e integritetit të Bankës, politikën e ruajtjes së mjedisit jetësor dhe politikën sociale, dhe udhëzuesit teknikë për tranzicionin e ekonomisë së gjelbër.
Çfarë janë teknologjitë e gjelbra me performanca të larta?
Teknologjitë e gjelbra me performanca të larta i nënkuptojnë produktet që përputhen me Kriteret e kontributit që i ka përcaktuar BERZH-i për vendin e përzgjedhur. Kriteret e kontributit janë përcaktuar sipas kategorive të teknologjisë, sipas vendit. Ato e kërkojnë përmirësimin e kontributit prej të paktën 20% përtej nivelit bazë për teknologjitë tipike zëvendësuese, që e pasqyrojnë gjendjen në tregun lokal, duke përfshirë kostot e teknologjisë dhe pjekurinë e tregut. Në këtë mënyrë promovohet vetëm segmenti i teknologjive me kontribute të larta të cilat gjenden në tregjet lokale.
Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.