Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Mundësi për tu lidhur me një numër të madh klientësh të mundshëm dhe me Institucione Financiare në vendin tuaj dhe jashtë kufijve. Sistemi Green Technology Selector – është një platformë online ndërkombëtare, e ndërtuar sipas modelit të dyqaneve online, i cili ndihmon tregtarët e teknologjive të gjelbërta, të krijojnë lidhje me bizneset dhe pronarë shtëpish të interesuar për blerjen e këtyre teknologjive.
Rritni ndërgjegjësimin e markës suaj me produkte të kualifikuara, më të mirat në kategorinë e vet. Produktet, e regjistruara prej jush në sistemin Green Technology Selector,reklamohen në të gjithë botën si më të mirat në kategorinë e teknologjive të gjelbërta, dhe klientët inkurajohen tu japin atyre përparësi ndaj të tjerave. Regjistrimi është falas. Pasi të regjistroni produktet tuaja, ato do të jenë të dukshme gjatë gjithë kohës për të gjithë klientët e mundshëm.
Zgjeroni kanalet e shitjeve tuaja. Produktet, e listuara në sistemin Green Technology Selector për një shtet të caktuar, konsiderohen paraprakisht të aprovuara dhe që përputhen me kërkesat teknike për të përfituar financime për teknologji të gjelbërta nga Institucionet Financiare vendase. Ky proçes i thjeshtë ndihmon në reduktimin e kohës për përpunimin e të dhënave, veçanërisht në investimet me kapital të vogël, zakonisht për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sistemi Green Technology Selector u jep mundësinë teknologjive të ofruara prej jush të bëhen më të dukshme për klientët e mundshëm vendas dhe paraqet një kanal marketingu të ri për produktet tuaja. Financimi i teknologjive të aprovuara kryhet shpejt, duke mundësuar një qarkullim të shpejtë për biznesin tuaj.
Regjistrohuni tani, që të përdorni përparësitë e një sistemi të integruar por të thjeshtë në përdorim.
Pyetjet më të shpeshta
Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.