Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Regjistrohuni menjëherë dhe përfitoni përshtatshmëritë nga ky sistem i integruar, por i thjeshtë. Regjistrimi është pa pagesë. Gjithçka që kërkohet nga Ju është të jepni informacione për kompaninë Tuaj duke plotësuar formularët e mëposhtëm. Kjo do të zgjasë vetëm disa minuta. Pasi ta regjistroni Llogarinë tuaj të shitësit, do të mund t’i regjistroni produktet Tuaja online ku ato gjithmonë mund t’i shohin blerësit e mundshëm.
Përpara se të filloni, ju lutemi të keni pranë ekstraktin Tuaj të Regjistrimit të subjekteve të biznesit (dokument ligjor) në formatin .pdf ose .png/.jpg. Përdorni informacionet e dhëna në këtë dokument për t’i plotësuar fushat më poshtë.
Për prodhuesit: Ju lutemi regjistrojeni vetëm 'Vendin e regjistrimit të kompanisë'. MOS i përzgjidhni shtetet nga lista 'Vendet në të cilat i shisni produktet tuaja'. Në këtë mënyrë, produktet tuaja të regjistruara do të shfaqen në të gjitha vendet ku ato i plotësojnë kushtet dhe shitësit vendas do të mund të lidhen me to dhe t'i shohin në dyqanet e veta.
Për furnizuesit: Ju lutemi regjistrojeni 'Vendin Tuaj të regjistrimit të kompanisë' dhe nga lista zgjidhni të gjitha vendet në të cilat i shisni produktet tuaja në listë. Në këtë mënyrë, të dhënat e kompanisë suaj dhe produktet e regjistruara do të shfaqen në të gjitha vendet ku ju i shisni/eksportoni/dorëzoni produktet Tuaja.
Ju lutemi jepni informacionet e kompanisë Suaj. Përdoruesit fundorë do ta shohin vetëm emrin e kompanisë suaj në listën e pasqyrës së furnizuesit në listën e furnizuesve. Të gjitha informacionet e tjera do të jenë për përdorim të brendshëm në Green Technology Selector.
Ky person do të kontaktohet në rast të ndonjë pyetjeje ose problemi në lidhje me llogarinë. Ju lutemi, kini parasysh se informacionet e kontaktit janë vetëm për përdorim të brendshëm të Green Technology Selector-it dhe nuk do të shfaqet askund në faqen e internetit të Green Technology Selector-it.
Ju lutemi jepni informacionin e personit përgjegjës për kontakte për komunikimin me Green Technology Selector.
Kur e regjistroni dyqanin me shitje me pakicë, ju jepni informacionin e kontaktit (adresën, e-mailin, numrin e telefonit, të dhënat GPS) që u ndihmojnë blerësve që ta gjejnë dyqanin Tuaj dhe të blejnë një produkt të caktuar nga Ju, dhe jo nga konkurrentët tuaj. Mund të shtoni sa më shumë dyqane me pakicë që keni. Pasi të përfundoni regjistrimin e llogarisë suaj të shitësit, do të mund t’i regjistroni të gjitha dyqanet tuaja me pakicë direkt nga llogaria juaj e shitësit. Ju mund ta kaloni këtë hap nëse nuk keni asnjë dyqan me shitje me pakicë ose nëse nuk dëshironi t'ua jepni informacionin tuaj të kontaktit blerësve të mundshëm. Në këtë rast, pranë emrit të produktit të cilin e shisni, do të paraqitet emërtimi i kompanisë Suaj në vendet të cilat i keni zgjedhur në listën rënëse 'Vendet në të cilat i shisni produktet tuaja'.
Ju lutemi jepni informacionet e dyqani Tuaj me shitje me pakicë. Ky informacion do të vihet në dispozicion të përdoruesve fundorë në faqen Tuaj të dyqanit. Ju lutemi sigurohuni që në hapin e mëparshëm, në menynë rënëse “Vendet në të cilat i shisni produktet tuaja”, keni zgjedhur vendin/et në të cilin menaxhon dyqani juaj. Nëse jo, shënojini duke e përdorur butonin 'Kthehu' për t'i shtuar ato.
Mund të zgjidhni 'Përdor adresën e kompanisë' nëse adresa e dyqanit tuaj është e njëjtë me adresën e kompanisë që keni dhënë në hapin e mëparshëm. Ju mund ta kaloni këtë hap nëse nuk keni dyqan me shitje me pakicë ose nëse nuk dëshironi që ai të shfaqet në hartën e shitësve.
Ju lutemi jepni adresën e dyqanit tuaj të shitjes me pakicë, të cilën do ta shohin përdoruesit fundorë, duke përfshirë vendndodhjen e saj në hartën e shitësve.
Ju lutemi përdoreni adresën Tuaj të vërtetë të e-mail-it sepse kjo do të përdoret për të komunikuar me Green Technology Selector.
Ju lutemi shënoni detajet për hyrje që do t’i përdorni për të hyrë në llogarinë Tuaj të shitësit.
Ekstrakti nga Regjistri i subjekteve të biznesit, i lëshuar nga regjistri lokal i subjekteve ekonomike ose gjykata.
Zgjidhni të gjitha vendet nga lista e ofruar ku i shisni produktet tuaja, dhe në këtë mënyrë informacionet për Kompaninë Tuaj do të shihen në faqet e këtyre shteteve së bashku me produktet që i shisni/eksportoni/dorëzoni.
Mbajtjen e kësaj faqeje zyrtare e bashkëfinancon Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.